Top News/ Iran, spiunët e Mosadit në litar! Ekzekuton katër persona, kishin planifikuar sabotim

Top Channel Albania
Top Channel Albania
Irani ka ekzekutuar katër persona të dënuar se po planifikonin sabotim dhe për lidhje të dyshuara me shërbimin izraelit të intel ...
Irani ka ekzekutuar katër persona të dënuar se po planifikonin sabotim dhe për lidhje të dyshuara me shërbimin izraelit të inteligjencës, Mossad, raportoi media shtetërore më 29 janar. Agjencia shtetërore e lajmeve, IRNA, tha se katër personat ishin dënuar për planifikim të shënjestrimit të një fabrike më 2022, fabrikë që i përket Ministrisë së Mbrojtjes të Iranit në qytetin Isfahan dhe ku gjenden raketa dhe pajisje të mbrojtjes. Operacioni dyshohet se ishte projektuar nga Mossadi dhe katër personat e ekzekutuar ishin trajnuar nga agjencia izraelite në një shtet afrikan para se të hynin në Iran, raportoi IRNA. Katër të ekzekutuarit u identifikuan si shtetasit iranianë: Mohammad Faramarzi, Mohsen Mazloum, Vafa Azarbar dhe Pejman Fatehi. Ekzekutimi i tyre u krye pasi Gjykata Supreme iraniane konfirmoi dënimin e tyre, që ishte shqiptuar nga një gjykatë tjetër shtatorin e vitit të kaluar.
IRNA nuk tregoi se si u ekzekutuan katër të dënuarit, por në Iran zakonisht ekzekutimet kryhen përmes varjes. Më 2022, Irani tha se agjentë të inteligjencës kishin shkatërruar një grup të lidhur me Mossadin, që supozohej se kishte planifikuar operacione terroriste brenda Iranit, duke arrestuar anëtarët e grupit dhe duke konfiskuar një numër të madh të armëve dhe mjeteve shpërthyese. Kohë pas kohe, Irani raporton për arrestime, për gjykime dhe ekzekutime të shtetasve të tij nën akuza për spiunazh në emër të Mossad-it dhe të shërbimeve të tjera perëndimore të inteligjencës. Muajin e kaluar, Irani ekzekutoi tre persona – tre burra dhe një grua – dhe dënoi disa të tjerë me dënime me burg nën akuzat se kishin lidhje me Mossadin, raportuan mediat lokale. Ndërkaq, gjatë dhjetorit të vitit 2023, një tjetër burrë u ekzekutua nën akuzat se i kishte dhënë Mossadit informacione të klasifikuara. Irani dhe Izraeli për një kohë të gjatë akuzojnë njëri-tjetrin për spiunim dhe kanë zhvilluar një luftë në hije. Izraeli e sheh Iranin si kërcënimin e tij më të madh dhe vazhdimisht ka kërcënuar se do të ndërmarrë veprime ushtarake për t'ia pamundësuar Iranit krijimin e armëve bërthamore. Irani ka mohuar se synon të ketë armë të tilla dhe është zotuar se do të përgjigjet ashpër ndaj çfarëdo agresioni.


Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt  të  vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TopNews#Spiunet#Ekzekutimi

همه توضیحات ...