Top News/ Pas sherrit në lokal, plas Kallashi. RENEA parandalon vrasjen në Kurbin, arrestohet autori

Top Channel Albania
Top Channel Albania
Forcat Speciale RENEA kanë arrestuar një 41-vjeçar në Kurbin, si autor të dyshuar të një tentative vrasjeje.Në pranga përfun ...
Forcat Speciale RENEA kanë arrestuar një 41-vjeçar në Kurbin, si autor të dyshuar të një tentative vrasjeje.
Në pranga përfundoi shtetasi Rasim Mihana. Ai dyshohet se pas një konflikti të çastit me 60-vjeçarin C.H., ka marrë armën dhe ka tentuar ta vrasë atë. Siç raporton policia, Mihana është konfliktuar fizikisht me 60-vjeçarin në një lokal në fshatin Malbardhë.
Pas konfliktit, ai mori armën e zjarrit në banesën e tij dhe qëlloi në drejtim të banesës së 60-vjeçarit. Fatmirësisht, nga të shtënat ka shkaktuar vetëm dëme materiale. Më pas, autori është larguar në drejtim të një zone të pyllëzuar pranë fshatit Malbardhë.
Policia e Kurbinit, Forcat Operacionale, Shqiponjat e Lezhës, si dhe forcat speciale "RENEA" organizuan u përfshinë në një operacion masiv, që përfundoi me arrestimin e 41-vjeçarit dhe sekuestrimin e armës së përdorur në ngjarje.
Policia referoi materialet proceduriale në prokurorinë e Lezhës, me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë ndaj 41-vjeçarit, Rasim Mihana.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt  të  vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TopNews#Policia#Kurbin

همه توضیحات ...